Ancelotti tregon fatin e Elseid Hysaj në Napoli

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj, pasi u ankua se nuk po gjenë lojë në formacionin e parë të Napolit, e shtyri Ancelottin ta fusë atë në ndeshje të Kupës. Kjo duket se e ka qetësuar mbrojtësin anësor nga Shkodra.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk po kalon nëpër një moment të mirë tek klubi italian pasi ka humbur vendin e titullarit. Agjenti i Hysajt ka folur ditëve të fundit për largimin e Hysajt nga Napoli, duke kërkuar nga klubi t’i ulë kërkesat për lojtarin ose ta rikthejnë në formacionin bazë.

Por në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Sassuolos, Hysaj ka qenë në formacionin e parë dhe për të ka folur edhe trajneri Carlo Ancelotti.

“Hysaj bëri një ndeshje përgjithësisht të mirë mbrëmë, pati dhe gabime. Mendoj që situata e tij është menaxhuar mirë. Ne kemi respekt për të, ai dhe agjenti i tij mendoj se janë të qetë në tani”, është shprehur Ancelotti.

Napoli pas triumfit 2-0 ndaj Sassuolos ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme