Ancelotti zbulon përse u largua nga Real Madridi: E bëra shkaku i egoizmit të këtij lojtari

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti ka zbuluar se një fjalosje e tij me Florentino Perezin, për shkak se e kishte larguar nga loja Gareth Bale-in në një ndeshje kundër Valencias, kishte ndikuar përfundimisht në largimin e tij nga Real Madridi.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka folur për kohën e tij në Real Madridi, në një intervistë për II Napolista, duke zbuluar se egoizmi i Bale kishte bërë që ai të argumentonte me presidentin e Los Blancos, Florentino Perezin.

Ish-trajneri i Madridit shpjegoi se ai ajo fjalosje, i cili kishte të bënte me egoizmin e Bale, ishte shkaku i largimit të tij nga Bernabeu.

“Ajo që më çmend mua është egoizmi. Kur një futbollist duhet ta pasojë topin dhe nuk e bën, kjo më çmend”, tha Ancelotti.

“Për këtë pagova vetë. Në Madrid, i largova Bale në një ndeshje kundër Valencias. Ai u desh ta pasonte topin te Benzema, i cili do të shënonte në portën bosh, por nuk e bëri dhe gjuajti vetë dhe e humbi mundësinë. Kjo ishte arsyeja që e nxiti fjalosjen me Florentinon. Aty e largova Bale-in nga loja dhe kështu nisi e gjithë rrëmuja”, shpjegoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme