Andi Lila tregon se si i motivoi De Biasi para ndeshjes Serbi-Shqipëri

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Detaje mjaft interesante tregoi sot Andi Lila në intervistën me Ermal Peçi në ‘Abc e Pasdites’.

I dini prapaskenat që kishin ndodhur ne ndeshjen Serbi-Shqipëri? Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët e përzgjedhura nga Andi Lila ishte “Mora fjalë”.

Ai tregoi se kjo këngë i ka mbetur në mendje para ndeshjes me Serbinë, sepse Dei Biasi u kishte treguar një video.

“Giani De Biasi na thotë do futemi tek dhoma e videoanalizës sepse do ju tregoj një video. Në video ishin kosovarët që iknin për shkak se sërbët donin të bënin genocide, kishte pamje nga Prekazi ku tregonte të vrarët, dëshmorët, ishte një recitim i Reshat Arbanës dhe kënga “Mora fjalë”. Nga këto motivimi ishte i jashtëzakonshëm dhe kjo këngë më ka ngel në mendje”.

Të ngjashme