Andi Lila u tregon grekëve tmerrin e tërmetit

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka folur në lidhje me tërmetin që preku Shqipërinë dhe këtë e bëri për mediet greke.

Mbrojtësi i Tiranës ka rrëfyer se në momentin që ra tërmeti nuk ka qenë në vendin tonë, por është kthyer menjëherë, pasi shqiptarët panë tmerr me sy. Lila ka gjetur rastin të falenderojë dhe trupat grekë që u vunë menjëherë në dispozicion të shteti tonë dhe na ndihmuan për të përballuar situatën e vështirë.

“Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë problem. Tërmeti ishte shumë i madh, ka më shumë se 40 të vdekur.  Ndaj edhe njerëzit po e vuajnë psikologjikisht. Epiqendra ishte pranë shtëpisë sime, por nuk isha në Shqipëri kur ra tërmeti. U ktheva menjëherë, pasi të gjithë kërkojnë ndihmë.

“Dua të falënderoj EMAK, që erdhi nga Greqi menjëherë. Tërmeti e goditi vendin në 4:00 të mëngjesit dhe ata erdhën në 6:00. Njerëzit po qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, pasi nuk janë mirë psikologjikisht. Ata janë të frikësuar, pasi tërmeti është shoqëruar me 500 pasgoditje dhe një pjesë e tyre janë mbi 5 Richter”, – tha Lila për “Super FM”.  /Telesport/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme