Andre Silva injoron thashethemet që e lidhin me klubet e mëdha

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Andre Silva, është duke i injoruar spekulimet që e lidhin me një kalim te një klub më i madh.

Portugezi ka shënuar 19 gola në 21 paraqitje në Bundesliga këtë sezon duke nxitur thashetheme për interesimin e klubeve të mëdha.

Një prej tyre është Manchester Unitedi, klub me të cilin është lidhur 25-vjeçari në javët e fundit.

“Kam dëgjuar thashetheme, por me kaq përfundon. Thashethemet janë thashetheme”, ka deklaruar Silva për O Jogo.

“Në fund të sezonit, është diçka që më jep më shumë motivim për të punuar, është një shenjë se ajo që kam arritur ka dhënë frute dhe rrugëtimi ka qenë i mirë”, ka shtuar sulmuesi.

Para se të kalonte te klubi gjerman, Silva ka qenë në pronësi të Milanit (2017-2020), por ishte huazuar në dy raste (te Sevilla dhe Frankfurti, para se ta bënte transferimin afatgjatë).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme