Andy Murray nuk merr pjesë në Miami Open

Prishtinë | 19 Mar 2017 | 12:15 | Nga

Javën e kaluar Murray papritur u mposht në Indian Wells nga kanadezi Vaseka Pospisila.

Tenisti më i mirë në botë, britaniku Andy Murray për shkak të lëndimit të bërrylit të djathtë ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Miami Open gjatë javës së ardhshme.

Javën e kaluar Murray papritur u mposht në Indian Wells nga kanadezi Vaseka Pospisila. “Do të fokusohem në përgatitjen për sezonin. U kërkoj ndjesë tifozëve, ai është një nga turnetë më të dashur”, tha Murray, i cili dy herë fitoi në Miami në vitin 2009 dhe 2013.

Tenistin britanik në short do ta zëvendësojë lojtari i 136-të në botë, amerikani Taylor Fritz. Pritet që Murray të kthehet në terren me fillim të muajit të ardhshëm në çerekfinalen e Davis Cup-it në të cilin Britania e Madhe takohet me Francën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme