Anel Rashkaj bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Finlandës.

30 vjeçari nga Prizreni është zyrtarizuar te skuadra finlandeze, SJK Seinajoki.

“Anel Rashkaj i ekipit A të Kosovës, që ka qenë i mrekullueshëm në ligat kryesore në Suedi dhe Norvegji, nënshkoi marrëveshje me SJK. Marrëveshja e mesfushorit vlen për sezonin 2020. Rashkaj do t’i bashkohet menjëherë radhave të SJK”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Finlanda, përcjell lajmi.net.

I lumtur për këtë marrëveshje është deklaruar edhe Rashkaj, për faqen zyrtare të klubit

Të ngjashme