Anglezët nuk e transferojnë Coutinhon as në afatin e janarit

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 18:25 | Nga

Barcelona nuk do ta transferojë Philippe Coutinhon në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht deklaratave të shefit ekzekutiv të klubit se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.

Klubi katalonjas bëri tri oferta për Coutinhon gjatë verës, por të tria ishin refuzuar nga klubi anglez.

“Jemi gati të blejmë Coutinhon gjatë dimrit, apo cilindo lojtar që kërkon stafi teknik”, kishte thënë Ocar Grau javën e shkuar kur ishte pyetur lidhur me transferimin e Coutinhos.

Megjithatë, “Goal” raporton se një marrëveshje nuk pritet të arrihet gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme