Angli – Kosovë, ja notat e lojtarëve

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 23:53 | Nga Ekonomia Online

Uebfaqja “Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve të Anglisë dhe Kosovës (5-3) për përballjen e sotme në Grupin A kualifikues për “Euro 2020”.

Sulmuesi Vedat Muriqi u cilësua si më i miri i Kosovës me notën 9.1, pas dy asistimeve dhe një goli nga penaltia. Më i dobëti ishte qendërmbrojtësi Amir Rrahmani që mori notën vetëm 5.3. Te Anglia, më i miri ishte Raheem Sterling që shënoi një gol dhe asistoi tre herë. Ai mori notën maksimale nga “whoscored”.

Të ngjashme