Angli – Kosovë: Mosha mesatare, vlera e skuadrave, pozicionet në ranglistën e FIFA-s dhe forma e tyre e jashtëzakonshme

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do ta këtë testin më të vështirë deri më tani, që nga pranimi në UEFA e FIFA.


Sonte(e martë), ‘Dardanët’ do të jenë mysafirë të Anglisë për të zhvilluar ndeshjen e radhës të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Ky do të jetë testi më i madh për Kosovën në historinë e saj, duke marrë parasysh faktin se Anglia e katërta në ranglistën e FIFA’s.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të dyja skuadrave, pozicionimin në ranglistën e FIFA’s dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mestare: 24.8 është mosha mestare e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, kurse 2525 është mosha mestare e Anglisë , shkruan Gazeta Metro

Vlera në treg e dy skuadrave aktuale: 41,58 milionë euro vlera e Kosovës – 1,11 miliard euro vlera e Anglisë.

Pozita në ranglistën e FIFA’s: Kosova pozicionohet në pozitën e 120’të – Anglia në pozitën e 4’të.

Forma e jashtëzakonshme nga këto dy skuadra: Kosova nuk njeh humbje që nga tetori i vitit 2017, përfshirë edhe ndeshjet miqësore. Ndërsa, Anglia nuk njeh humbje tash e dhjetë vite në ndeshjet kualifikuese. Humbja e tyre e fundit ishte në tetor të vitit 2009.

Të ngjashme