Angli – Kosovë nuk do të luhet në Wembley

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja kualifikuese për Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, nuk do të luhet në Wembleyn mitik të Londrës.

Njoftimin e ka bërë Federata Angleze e Futbollit sot, duke thënë se vendtakimi i këtyre dy shteteve do të caktohet shumë shpejt.

Angli – Bullgari do të luhet në Wembley, sikurse edhe ndeshja Angli-Çeki, biletat për të cilën ndeshje tashmë pothuajse janë shitur.

Angli – Kosovë do të luhet më 10 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme