Anglia, destinacioni i preferuar i Lewandowskit

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski duket se e dëshiron largimin nga Bayern Munichu në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi polak po shikon për aventurë të re dhe Bavarezët mund të lejojnë largimin e tij për shkak të moshës së tij.

Lojtari 32-vjeçar është golashënuesi më i mirë i kampionit në fuqi të Bundesligës, mirë duket se e preferon kalimin në Ligën Premier.

Sipas asaj që raporton SportBild, detsinacioni i tij i preferuar është Anglia, andaj në këtë verë mund ta shikojmë atë që të kalojë atje.

Deri më tani në këtë sezon, Lewandowski ka shënuar 36 gola në 26 paraqitje, mirëpo Bayerni duket se po tenton transferimin e Erling Haaland.

Kontrata e polakut skadon në verën e vitit 2023 dhe për të në garë mund të futen Chelsea e Manchester United. 

Të ngjashme