“Anglia është e përgatitur për Italinë”

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Gareth Southgate insiston që Anglia ka mësuar shumë nga dështimet e tyre dhe humbja e mundësive, për këtë ata janë përgatitur mirë në finalen që do ta luajnë kundër Italisë në Euro 2020. “Ne duhet ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai

“Ishte fantastike që të marrim një letër nga Mbretëresha dhe Kryeministri për tërë skuadrën për njohjen e lojtarëve dhe stafit që tërë këtë rrugë e kanë bërë në mënyrë të drejtë”, ka thënë menaxheri në konferencën e tij për shtyp.

Skuadra ka marrë një mbështetje të madhe nga tifozët derisa në largoheshim nga kampi stërvitor për herë të fundit para se të përgatiteshim për ndeshjen finale që do të zhvillohet nesër.

“Të jepej ndjesia se si është të dalës jashtë nga karantina, por e tëra do të shihet nesër. Në jemi në finale dhe ne jemi këtu për të fituar”.

“Ne jemi të kënaqur që trashëgimia është këtu, por tani ne kërkojmë të hymë në lojë dhe ta sjellim atë trofe në shtëpi për të gjithë ne.’ Ne jemi përgatitur njëjtë si për të gjitha ndeshjet, por të gjitha përgatitjet tonë për të gjitha ndeshjet ka qenë e njëjtë. Nuk ka rëndësi çfarë ndeshje është, duhet vazhdimësi fitoresh në të gjitha. Të gjithë jemi koncentruar të kjo ndeshje”.

Kjo është finalja e parë e Anglisë prej që ata fituan në Botërorin e 1966, e cila gjë ndodhi në Wembley.

“Humbja e mundësive, turnetë që nuk kanë shkuar mirë për ne janë shumë të rëndësishëm për këtë skuadër. Gjatë katër viteve të fundit ata kanë thyer shumë barriera, kanë kaluar në shumë sfida, mënyra të ndryshme për të fituar ndeshje, duke u kthyer rezultatin, duke shkuar në shtesa dhe duke fituar edhe me penallti. Qetësia e tyre dhe përvoja si skuadër i ka përgatitur mirë ata për këtë moment”.

Gary Lineker i ka këshilluar tifozët e Anglisë që mos të brohorasin gjatë himnit të Kombëtares italiane, aq më pak që FA u dënuan sot dhe Southgate i është bashkuar këtij apeli.

“Natyrisht, është e rëndësishme për fansat tonë që ta respektojnë kundërshtarin. Kur ne luajmë jashtë dhe tifozët brohorasin kundër himnit tonë, kjo ndoshta na frymëzon edhe më shumë ne për fitore, kështu qe mendoj se nuk na ndihmon asgjë. Ne mund të brohorasim gjatë ndeshjes, por gjatë himnit duhet kushtuar respekt”, transmeton GazetaExpress fjalët e Southgate.

Refreni “Futbolli po vije në shtëpi” është parë si një arrogancë jashtë Anglisë, për ata të cilët ndoshta kanë dëgjuar vetëm korin por jo këngën e plotë.

“Nuk kam dashur ta dëgjoj atë për 15 vite për shkak se ka qenë i dhimbshëm për mua. Duhet ta kuptoni humorin anglez, i cili është shumë unik, por aspak arrogant. Lirika bën humor me vetën tonë kur gjërat kanë shkuar keq për ne”.

“Atmosfera në fushë do të jetë e mirë, kur ne filluam bashkë para tri apo katër viteve, kishte njerëz që na gjuanin me avionë prej letre. Kishte një apati kundrejt skuadrës, por energjia tani është fantastike, kjo dashuri dhe mbështetje na ka ndihmuar më se shumti ne gjatë turneut”.

“Ne jemi shumë të qetë, ne kemi shumë besim në këtë grup të lojtarëve dhe ne jemi rritur në këtë garë. Objektivi i jonë i parë ishte të kualifikohemi nga grupi dhe ishim të qetë pas ndeshjes me Skocinë, ku kishim edhe kritika se nuk mund t’i adaptoheshim me mentalitetin e sulmit,. Por tani ne jemi të vendosur mos ta bëjmë këtë. Ne jemi konsistent për mënyrën si e bëjmë punën tonë dhe nga këtu do të këtë një ndeshje historike që duhet ta luajmë”.

“Ne po shikojmë përpara që të sfidojmë. Është një ndeshje brilante për të cilën ne jemi përgatitur mirë. Italia është një kundërshtar i mrekullueshëm, ata janë shumë të mirë taktikisht dhe tepër të mirë në daljet e tyre në sulm”.


Të ngjashme