Anglia i hakmerret Spanjës

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Anglia ka arritur ta mposhtë Spanjën si mysafire, me rezultat 3-2, duke iu hakmarrë këshru për humbjen e shkaktuar një javë më parë.

Spanjollët e nisën mirë takimin pasi rrezikuan me Marcos Alonson, por Jordan Pickford bëri pritje madhështore.

Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 16-të kur Marcus Rashford pasoi te Raheem Sterling i cili shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Më minutën e 30-të, Marcus Rashford pasi asistoi në golin e parë, shënoi vetë për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e dytë personal të Raheem Sterling.

Me të filluar pjesa e dytë Alcacer Paco që ishte futur në lojë para dy minutash shënoi për 3-1.

Spanja kishte dy raste të mira me Marco Asension, por që nuk arriti të shënojë.

Krejt në fund në minutën e tetë të kohës shtesë, Sergio Ramos e gjeti golin, por që nuk vlejti për më shumë se sa për statistikë.

Spanja mbetet lider me gjashtë pikë, Anglia ka katër, ndërsa Kroacia ka një pikë.

Të ngjashme