Anglia kërkon fitore ndaj Çekisë dhe vendin e parë në grup, formacionet zyrtare

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve.

‘Tre Luanët’ kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e para, duke triumfuar 1-0 ndaj Kroacisë dhe duke barazuar pa gola ndaj Skocisë.

Në ndeshjen vendimtare, anglezët përballen me Republikën Çeke që kanë pikë të njëjta katër.

Çekët kanë triumfuar ndaj Skocisë, derisa barazuan me Kroacinë për të qenë në një pozitë të mirë për të kaluar grupin.

Të dyja skuadrat futen në këtë takim për fitore dhe për vendin e parë në Grupin D.

Formacionet zyrtare:

Republika Çeke: Vaclik, Celustka, Coufal, Kalas, Darida, Holes, Schick, Masopust, Jankto, Soucek, Boril.

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Phillips, Grealish, Saka, Sterling, Kane.

Të ngjashme