Anglia kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë, formacionet zyrtare

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Kroacia e pret në shtëpi Anglinë në kuadër të Ligës së Kombeve të Grupit 4, Liga A.

Ndeshja fillon prej orës 20:45 në stadiumin e HNK Rijekas, i cili do t’i ketë dyert e mbylla, shkruan Gazeta Express.

Anglia kërkon hakmarrje sonte, pasi u eliminua nga Kroacia në gjysmëfinale të Kupës së Botës gjatë verës në Rusi, atë ndeshje kroatët e fituan me rezultatin 2-1.

Kroacia në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve u deklasua nga Spanja me rezultatin 6-0, ashtu si Anglia, e cila pësoi humbje 2-1 nga Spanja në ndeshjen e parë të Grupit 4.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre janë shënuar plot 27 gola, që i bie 4.5 gola për ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme