Anglia nuk i la asgjë rastit në penalti

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 09:53 | Nga

Seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate, di çdo gjë për dhembjen e humbjes së një penaltie vendimtare gjatë ekzekutimit të tyre. Derisa ai në mënyrë sportive ngushëllonte Carlos Baccan e Kolumbisë të martën mbrëma në stadiumin e Spartakut në Moskë, kujtimet iu paraqitën.

“Kurrë nuk do të largohen ato nga mendja ime. Është një gjë që do të mbetet gjithmonë me mua”, ka thënë Southgate, pas ndeshjes, ndërsa u kujtua për humbjen në gjysmëfinale të Evropianit 1996 nga Gjermania, ku ai humbi penaltinë vendimtare gjatë ekzekutimit të penalltive.

Dhe nuk është vetëm ai që ka dështuar. Anglia ka plot të tillë, pasi gjithnjë në turne të mëdhenj ka humbur ndeshjet kur ato kanë shkuar në penalti. Fitorja me Kolumbinë ishte e para me penalti për Anglinë.

Southgate ishte tallur në një reklamë të picave pas asaj humbjeje të vitit 1996, por po ashtu ka marrë mësime të vlefshme që patën ndikim të madh në fitoren e Anglisë të martën mbrëma në 1/8 e finales së Botërorit “Rusia 2018” ndaj Kolumbisë. Ai mësoi se penaltitë nuk janë lotari, por një gjë për të cilën mund të përgatitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme