Anglia përballet me skuadrën e tretë më të mirë në “Euro 2020”

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Sonte do të kompletohet finalja e “Euro 2020” që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Pas Italisë, sonte do të mësohet edhe finalisti tjetër, ku Anglia do të ketë punë me Danimarkën.

Për “Tre Luanët” nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, ani pse llogariten favorit – e cili luhet nga ora 21:00.

Derisa po i vjen fundi Kampionatit Evropian, UEFA ka publikuar statistikat e skuadrave, të atyre që kanë shënuar më së shumti në “Euro 2020”.

Danimarka, kundërshtari i sotëm i Anglisë, është skuadra e tretë me sulmin më të mirë në Evropian, ka shënuar 11 gola.

Më së shumti deri më tani ka shënuar Spanja, 13 gola, e dyta Italia me 12 gola.

Të ngjashme