Anglia po e shkatërron Iranin

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Anglia e ka çuar në 3:0 epërsinë kundër Iranit, në ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet momentalisht në Khalifa stadium.

Fillimisht, Anglia kaloi në epërsi 1:0 me golin e Jude Bellingham në minutën e 35-të.

Mesfushori i Borussia Dortmundit realizoi gol të bukur me kokë.

Paraprakisht, Harry Maguire e goditi shtyllën me kokë pas një korneri.

Ky ishte goli i parë i 19-vjeçarit në fanellën e Kombëtares angleze.

Ndërsa për rezultatin 2:0, shënoi Bukayo Saka në minutën e 43-të, duke e bombarduar portën me një goditje të fortë brenda zonës.

Raheem Sterling e shënoi golin e tretë për tre luanët vetëm dy minuta më vonë, pas një aksioni të bukur të Anglisë.

Të ngjashme