Anglia po përgatitet të luajë me 5 mbrojtës dhe kundërsulme ndaj Italisë

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Anglia është duke e përgatitur një skemë të re me pesë mbrojtës dhe me taktikë kundërsulmi për t’u përballur sot me Italinë në finale të Kampionatit Evropian 2020.

Finalja e Euro 2020 do të zhvillohet sonte në orën 21:0 në stadiumin Wembley në Londër.

Fituesi do të vendoset pas 90 minutave, kohës shtesë apo edhe penalltive.

Derisa trajneri i Italisë nuk pritet të ketë shumë dyshime për formacionin startues, homologu i tij anglez Gareth Southgate po përgatit diçka të re dhe ndryshe nga ndeshjet e kaluara.

Thuhet se Southgate do të bëjë ndryshime të mëdha për këtë ndeshje finale, duke hequr dorë nga skema 4-3-3, për të luajtur me tre në mbrojtje, siç bëri kundër Gjermanisë në 1/8 e finales.

Por kjo skemë do të kishte më shumë qëllime mbrojtëse për t’u shndërruar në 5-3-2, me pasi Kieran Trippier do të luante titullar në vend të anësorëve sulmues siç janë Bukayo Saka dhe Jadon Sancho.

Formacionet e mundshme:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Anglia: Pickford; Trippier, Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Sterling, Kane, Mount

Të ngjashme