Anglia publikon listën e lojtarëve të grumbulluar kundër Shqipërisë dhe San Marinos

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Anglia do të luajë dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, ku ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjete e radhës.
Kombëtarja e Anglisë do të luajë kundër Shqipërisë me 12 nëntor dhe kundër San Marinos me 15 nëntor.

Lista e lojatrëve të grumbulluar nga Trajneri Garet Sauthgejt:

Portierë – Sem Xhonston (ëBA), Xhordan Pikford (Everton), Aron Remsdejl (Arsenal)

Mbrojtës – Trent Aleksandër-Arnold (Liverpul), Ben Çilluell (Çelsi), Konor Coadi (Volves), Ris Xhejms (Çelsi), Herri Meguajër (Mançester Junajtid), Tiron Mings (Aston Vila), Luk Shou (Mançester Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Kajl Uokër (Mançester Siti)

Mesfushorë – Xhud Belingam (Borusia Dortmund), Xhordan Henderson (Liverpul), Mezon Maunt (Çelsea), Kalvin Filips (Lids), Deklan Rajs (Uest Hem), Xhejms Uard-Praus (Sauthempton)

Sulmues – Tami Abraham (Roma), Xhek Grilish (Mançester Siti), Fil Foden (Mançester Siti), Herri Kejn (Totenhem), Markus Rashford (Mançester Junajtid), Bukajo Saka (Arsenal), Rahim Stërling (Mançester Siti). 

Të ngjashme