Anglia me risi në futboll: Një psikologe përcakton kush do të gjuajë penalltitë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 18:24 | Nga

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka kërkuar ndihmën e psikologëve, në mënyrë që ta ndihmojnë të zgjedhë lojtarët që do gjuajnë penalltitë në ndeshjet me eliminim direkt, në rast se ndeshjet shkojnë deri në “ruletën” e penalltive.

Gjithçka ka ndodhur para se të fluturonin për në Rusi, ku lojtarët i janë nënshtruar testeve psikometrike, si dhe plotësonin çdo ditë pyetësorë të kontrolluar nga psikologia Pipa Grenxh, e punësuar nga federata angleze.

Tekniku në bazë të rezultateve të psikologes, ka ndërtuar një listë me renditjen se si do t’i gjuajnë lojtarët penalltitë, bazuar në qetësinë e tyre mendore.

Rekordi i Anglisë me ruletën e penalltive është nga më negativët, pasi është kualifikuar vetëm 1 herë nga 7 raste, në Botërorë dhe Europianë, kur i është dashur që ndeshja të zgjidhet me penallti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme