Anglia, Skocia dhe Irlanda e Veriut ndalojnë goditjet e topit me kokë për fëmijët nën 12 vjet

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Anglisë ka ndaluar goditjet e topit me kokë në stërvitje për fëmijët nën moshën 12-vjeçare, në direktivat e reja, njofton “Mirror” të hënën.

Fëmijët e shkollës fillore do ta kenë të ndaluar goditjen me kokë në stërvitje, por rregullat nëpër ndeshje nuk do të ndryshojnë.

“Kjo direktivë është evolucion i direktivave tona aktuale dhe do të ndihmojë trajnerët dhe mësuesit të reduktojnë dhe të largojnë goditjet me kokë të vazhdueshme dhe të panevojshme në futboll të rinjve”, ka thënë shefi-ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingham.

Në të vërtetë këto direktiva do të aplikohen edhe nga Federata e Futbollit të Skocisë dhe ajo e Irlandës së Veriut.

Uellsi është vendi i vetëm në Britani të Madhe që ende nuk ka aplikuar këtë direktivë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme