Anthony Joshua i gatshëm ta stërvitë Tyson Furyn për rimeçin ndaj Deontay Wilderit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Anthony Joshua është i gatshëm që ta stërvitë Tyson Furyn për rimeçin ndaj Deontay Wilderin.

AJ është duke planifikuar që të bëhet kampion padiskutueshëm në peshat e rënda, duke mbajtur një shikim të afërt të përballjes së bashkëkombësit të tij me amerikanin.

Fury dhe Wilder do të ripërballen në shkurt të vitit 2020 për titullin WBC, derisa data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Joshua ka thënë se ai është i gatshëm më shumë që të përballet me ‘Gypsy Kingun’ se sa me amerikanin, pas rimeçit që do ta kenë.

“Mendoj se më shpejt do të përballem me Furyn se sa me Wilderin dhe nëse ndodhë ajo gjë, dua që ai ta fitojë rimeçin e vitit të ardhshëm”, ka thënë fillimisht ai.

“Të përballemi këtu, një përballje britanike, është e çmendur. A mund ta imagjinoni?”

“Fury, nëse të duhet një partner në sparring, ne do të përballemi një ditë”.

“Unë e kam stërvitur Tyson Furyn edhe kur ishim fëmijë, unë do të shkoja në Amerikë që ta stërviti Furyn për rimeçin ndaj Wilderit”, ka shtuar më tej Joshua, transmeton telegrafi.

AJ dëshiron që Joshua ta fitojë titullin WBC që mbahet nga amerikani dhe më pas të përballet me të për t’i kompletuar të gjithë titujt, WBA, WBO, WBC, IBF, IBO. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme