Anthony Joshua rrëfehet se çka i ndihmoi ta mposhtë Klitschkon pasi u rrëzua në ring

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 16:19 | Nga

Kampioni absolut në kategorinë e rëndë të boksit botëror, Anthony Joshua, ka rrëfyer për mënyrën se si ka arritur ta nokautoj Wladimir Klitschkon në duelin e madh të zhvilluar në Wembley pasi ky i fundit e rrëzoi atë në ring.

27 vjeçari kishte rekordin e tij të pamposhtshmërisë kur ai ishte rrëzuar në ring në raundin e gjashtë të luftës për kampion bote që u zhvillua në prill.

Klitschko vazhdoi me luftë të disiplinuar edhe pasi rrëzoi Joshuan i cili u ngrit në këmbë. Përkundër gjendjes së tmerrshme, londinezi beson se ai demonstroi fuqinë e tij të brendshme kur e ndali “Dr. Grushtin e Hekurt” në raundin e 11-të.

“Ai është shumë inteligjent, ai është doktor shkence, por ai nuk ka pasur shpirtin tim”, theksoi Joshua në dokumentarin “AJ – Histori në bërje” e cila u shfaq në Sky Sports.

“Kur lufta mbaroi, unë qesha. Unë i thashë vetes se ai nuk mund ta ketë shpirtin dhe mentalitetin e rrugës që e kam unë”, theksoi Joshua.

Joshua u rrëzua për herë të parë në një ring në karrierën e tij dhe pranon se goditja e Klitschkos me të djathtën ishte “e ëmbël” dhe se e befasoi atë.

“Ishte një goditje e madhe, por nuk ishte e mjaftueshme për të më mbajtur në dysheme. Më rrëzoi, por nuk më la në poshtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme