Antonio Conte mund të bëhet shumë lehtë trajner i Romës

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Roma ka nisur negociatat me Antonio Conten, për ta emëruar teknikun italian si trajner të skuadrës për sezonin tjetër, edhe pse është folur shumë se ai do të jetë në krye të Interit ose Milanit.

Gazetat italiane “Il Tempo” dhe “La Repubblica” bëjnë të ditur se Roma ka qenë e para që ka bërë kontakt formal me Conten dhe janë diskutuar kushtet e mundshme, transmeton KTV.

“Giallorossët” e shkarkuan Eusebio Di Francescon muajin e kaluar dhe e morën Claudio Ranierin si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme