Anulohen garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës 2022

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar se janë anuluar garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës 2022”.

FSK ka bërë të ditur se janë anuluar shkaku që kushtet e pistave nuk janë me standard për organizimin e garave në skijim.

“Sipas Kalendarit zyrtar të FSK-së për këtë fundjavë me datë 22.01.2022 dhe 23.01.2022, janë paraparë organizimi i garave “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës” për kategoritë e vjetra në disiplinën e Sllallomit dhe Sllallomit të Madh, por që për shkak se kushtet e pistave nuk janë me standard për organizimin e garave në skijim, FSK ka marrë vendim që kjo garë të anulohet apo rishikohet mundësia e organizimit në një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme