Anulohet gara e MotoGP në Japoni shkaku i pandemisë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Japonia për herë të parë që nga viti 1986 nuk do të organizojë një garë në një edicion të MotoGP. Autoritetet në Japoni të hënën kanë anuluar garën e paraparë të organizohet në Motegi më 18 tetor për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Kështu që garat në MotoGP do të organizohen në Evropë deri në mesin e nëntorit.

Është gara e gjashtë në kalendarin 2020 të MotoGP që është anuluar.

Carmelo Ezpeleta, shefi-ekzekutiv i kompanisë Dorna, që është promotor i MotoGP, ka thënë se këtë stinor do të koncentrohen që të organizojnë sa më tepër gara në Evropë deri në mesin e nëntorit.

“Garat jashtë Evropës, nëse janë të mundura, duhet të organizohen pas mesit të nëntorit – që dot ë jetë tepër vonë për organizimin e garës në Japoni”, ka thënë spanjolli Ezpeleta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme