Anulohet miqësorja Gjermani – Angli shkaku i rasteve me Coronavirus

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja miqësore e të martës në futboll mes Gjermanisë dhe Anglisë në konkurrencë të femrave, e paraparë të luhet në Wiesbaden, është anuluar pasi janë zbuluar raste me koronavirus në stafin e Anglisë.

“Derisa të gjithë kemi dashur ta luajmë ndeshjen e të martës, ky absolutisht ishte vendim i duhur. Falënderoj stafin e Gjermanisë për mirëkuptimin dhe po ashtu kolegët tanë nga Federata e Anglisë”, ka thënë seleksionuesi i Anglisë, Phil Neville.

Futbollistet e Anglisë nuk kanë luajtur që kur pësuan 1:0 nga Spanja në m,ars në SheBelieves Cup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme