Anulohet ndeshja Bundesligës, shkak bora e madhe

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dendura të borës e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjeve të javës së 20-të të Bundesligës.

Takimi mes Arminia Bilefeldit dhe Werder Bremenit është anuluar pasi terreni i “Schüco Arena” në Bielefeld ësh të mbuluar nga shtresë e trashë bore, që nuk mund të pastrohet për të bërë të mundur zhvillimin e takimit.

Në fakt, për shkak të stuhisë së borës edhe në Holandë janë shtyrë ndeshjet e së dielës.

Vendimi u mor një ditë më parë, pasi autoritet kishin parashikuar reshje të dendura borë.

Të ngjashme