Anulohet ndeshja miqësore e Kosovës të dielen

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:57 | Nga

Në dritaren e paraparë për futbollin ndërkombëtar të vitit kalendarik, Kosova ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ndaj Shqipërisë në Cyrih të Zvicrës. Kosova këtë ndeshje e ka fituar me rezultat 3-0, duke dërguar mesazh të qartë për rritje të Kombëtarës më të re në Evropë.

Ndeshja e dytë e Kosovës, është paraparë të luhet ndaj Bregut të Fildishtë të dielen, kombëtarja afrikane është tërhequr në momentet e fundit, duke bërë që kjo ndeshje të anulohet.

Insportimerr vesh se Kombëtarja A e Kosovës ka mundësi të organizojë ndeshje me Iranin, që do të zhvillohej në Stamboll të Turqisë, ditën e shtunë më 2 Qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme