Anulohet ndeshja Werder – Frankfurt

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e Bundesligës në mes të Werder Bremenit dhe Eintracht Frankfurtit është anuluar për shkak të shtyrjes së ndeshjes së Frankfurtit në Ligën e Evropës, ka njoftuar sajti zyrtar i Bundesligës gjermane.

Kjo ndeshje është dashur të luhet të dielën, por liga gjermane pas konsultimit me të dy klubet ka vendosur të shtyjë takimin e xhiros së 24-t. Frankfurti ka kohë të shkurtër për rikuperim dhe për këtë arsye ndeshja do të luhet në termin tjetër, raporton Koha.net.

Eintracht Frankfurti të enjten është dashur të takohet me Red Bull Salzburgun në kuadër të Ligës së Evropës, por ndeshja është shtyrë për të premten për shkak të erërave të mëdha. Ndeshja Salzburg – Eintracht Frankfurt luhet sot nga ora 18:00.

“Është ndeshja e 388-të që anulohet prej se Bundesliga është formuar në vitin 1963. Është e dyta këtë edicion”, ka njoftuar Bundesliga.

Lojtari kryesor i Werderit është Milot Rashica. Werderi po lufton për mbetje në Bundesligë.

Të ngjashme