Anulohet stërvitja e Milanit, Pioli rezulton pozitiv me Covid-19

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Është anuluar stërvitja e ditës së shtunë te Milani, pasi një rast tjetër është konfirmuar me coronavirus.

Së fundmi me Milanin që kanë anuluar stërvitjen e ditës së shtunë pasi siç njofton vetë klubi kuqezi, trajneri Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me COVID-19, edhe pse ky i fundit për momentin është asimptomatik.

Para trajnerit italian, te Milani kishte edhe raste të tjera të infektuar me Covid-19.

“AC Milan njofton se Stafano Pilo ka dalë pozitiv pas tamponit të shpejtë të kryer ditën e sotme në mëngjes”.

“Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe trajneri, i cili momentalisht nuk po tregon asnjë simptomë, ka shkuar në karantinë në shtëpinë e tij. Të gjitha testet e tjera të kryera nga stafi dhe skuadra kanë rezultuar negativë”.

“Si rezultat seanca e sotme stërvitore është anuluar. Stërvitja përpara ndeshjes me Napolin do të rinisë të hënën, në varësi të përcaktuara në protokollin federal”, thuhet në komunikatën e Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme