Anulohet turneu i famshëm i tenisit shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Turneu i famshëm i tenisit Indian Wells është anuluar nga shqetësimi për përhapje të koronavirusit në Kaliforninë Jugore, njofton agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Turneu Masters 1000 ishte paraparë të niste të martën. Turneu në Indian Wells vlerësohet më i madhi pas Grand Slameve dhe finaleve të ATP-së e WTA-së.

“Është rrezik tepër i madh në këtë kohë, për të mbajtur një ngjarje ku ka numër të madh të tifozëve”, ka thënë mjeku i Universitetit të Kalifornisë Jugore, David Agus.

Në turneun në Indian Wells zakonisht marrin pjesë tenistët më të mirë në botë dhe vitin e kaluar pati një numër rekord prej 475 mijë shikuesve gjatë dy javëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme