Arbër Zeneli në super formë, shënon dy gola të bukur për dy minuta ndaj Mariborit

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli po shkëlqen në ndeshjet përgatitore të skuadrës së tij Reims.

Zeneli ishte jashtë fushave për shumë muaj shkaku i një lëndimi të rëndë të pësuar me fanellën e Kosovës.

Megjithatë, forma e tij vazhdon të mbetet e lartë dhe këtë e ka dëshmuar menjëherë pas rikthimit në futboll, në fund të sezonit në Ligue 1.

Ylli i Kosovës tashmë ka arritur kulmin në ndeshjet miqësore që skuadra e tij, Reims, po i zhvillon këtë verë.

Ai këtë e ka dëshmuar në takimin e sotëm (e mërkurë) që Reims po e luan ndaj Mariborit.

Të ngjashme