Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka treguar se si ndihet pas një pauze të gjatë që iu desh të bëjë pa dashjen e tij.

Kjo pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë për nëntë muaj derisa ishte i angazhuar me “Dardanët”.

Pas rikuperimit, Zeneli bëri një paraqitje të shkurtër, por pastaj u shfaq pandemia Covid-19, gjë që bllokoi tërë botën sportive.

Kjo pauzë e gjatë si duket ka bërë që ai të përmallohet për topin dhe këtë e ka shprehur në llogarinë e tij në Instagram.

“Imagjinoni të mos luani një ndeshje të plotë për një vit? Ndihem i zbrazët pa topin, mezi pres të rikthehem për sezonin e ri”./KK

Të ngjashme