Arbër Zeneli shënon golin më të bukur në karrierë, por edhe të sezonit

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Arber Zeneli është rikthyer furishëm nga lëndimi që e ka lënë jashtë pothuajse gjithë muajin nëntor.

Në ndeshjen që Reims po e zhvillon në udhëtim te Brest, ai ka shënuar një gol shumë, shumë të bukur.

Zeneli shënoi nga korneri për të barazuar gjithçka në minutën e 65’, për rezultatin momental 1-1 dhe për t’i dhënë shpresa të tijve për diçka më shumë në këtë takim.

Ky mesiguri se është goli më i bukur në karrierë për Zenelin, ndoshta edhe me i miri i sezonit në Francë tani për tani, raporton Gazeta Express.

https://tiger.cdnja.co/v/jn/jnv67.mp4?secure=pDX3PS8TDxIShqCifJ76eQ&expires=1607877000

Të ngjashme