Arbëria nënshkruan me Aldin Adzovicin

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Klubi nga Dobraja, Arbëria ka konfirmuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me futbollistin malazez, Aldin Adzovic.

Arbëria nuk ka të ndalur në këtë dimër, pasi tashmë ka zyrtarizuar edhe një transferim.

Bëhet fjalë për mesfushorin malazez, Aldin Adzovic, i cili nga sot është pjesë e klubit nga Dobraja e Lipjanit.

Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Arbërisë në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Arbërisë

MIRË SE VJEN ALDIN ADZOVIC

KF Arbëria sot ka arritur marrëveshjen me futbollistin Malazez Aldin Adzovic!

26 vjeçari nga sot e tutje do të veshë fanelen e klubit Arbëria

Adzovic luan ne poziten e mesfushorit, ku më parë ishte pjesë e klubeve të njohura të kampionatit të Malit të Zi, pjesë e FC Ballkanit poashtu, dhe se fundi u bashkua tek KF Arbëria në afatin kalimtar të janarit

Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme