Arbëria – Prishtina, formacionet zyrtare

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.

Ndeshja e vetme në program është ajo mes Arbërisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt.

Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.

Ndeshjen e fundit Arbëria ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina mori fitore 3-1 ndaj Drenicës në stadiumin Fadil Vokrri.

Tanimë dy trajnerët, Arbnor Morina dhe Zekirija Ramadani kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Lekaj, Arrabal, Beqiri, Avdulli, Bruqi, Bahtiri, Zabergja, Kryeziu, Lika, Marclei.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

Të ngjashme