Arda Turan: Dua të qëndroj nën kontratë me Barcelonën

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Arda Turan ka zbuluar planet e tij rreth të ardhmes së tij në futboll dhe për atë se çfarë do të bëjë në këtë verë.

Mesfushori turk që u përfshi në disa skandale, ka zbuluar se ai është ende nën kontratë me Barcelonën dhe ajo marrëveshja është bërë me pajtimin e të dyja palëve.

“Tani për tani, unë jam lojtar i Barcelonës, pasi ende kam kontratë me klubi. Ishte një vendim i dyanshëm. Unë vendosa që të jem nën kontratë me Barcën”, ka thënë ai.

“Në sezonin e ri natyrisht se do të rikthehem të luajë futboll te ndonjë klub tjetër, me një klub jashtë Turqisë, por nëse më telefonon Galatasaray, do të shkoja atje pa asnjë kusht”.

“Do të isha i lumtur nëse do të mund t’i ndihmoja ata, është i vetmi klub në Turqi që do të doja të luaja”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se Turan ishte në huazim te Basaksehir nga katalunasit, aty ku e përcollën shumë skandale të cilat për pak sa nuk e çuan në burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme