Ardian Nuhiu pas triumfit ndaj Gjilanit: I kënaqur me lojën dhe fitoren

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me fitoren në derbi ndaj Gjilanit, teksa ka edhe një dedikim për këtë triumf.

Drita ka fituar derbin e zjarrtë lokal ndaj Gjilanit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Golat në këtë përballje për ‘Intelektualët’ u shënuan nga Hamdi Namani dhe Ardian Limani.

Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin Nuhiu, i cili ka vlerësuar lojtarët e tij, ndërsa fitoren në derbi ia ka dedikuar tifozëve.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Lojtarët e dhanë maksimumin”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që asnjëherë nuk na rrezikoni kundërshtari përveçse një goditje nga largësia në fund”.

“Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve “Intelektualët” që gjithmonë janë afër nesh edhe pse nuk po janë në stadium”, përfundoi trajneri i Dritës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme