Argjentina duhet të përmirësohet që të shpresojë në titullin e shumëpritur

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 12:08 | Nga

Argjentina së fundi ka fituar titull të madh 25 vjet më parë, ndërsa mundësia për t’i dhënë fund kësaj shterpësie ishte dukur aq e madhe në vitet e fundit. Tash mund të duket mundësi jo shumë e mirë.

Argjentina së fundi fitoi trofe të madh në vitin 1993, kur Gabriel Batistuta dhe Diego Simeone e udhëhoqën përfaqësuesen drejt triumfit në Copa America.

Argjentina arriti në finale të Kupës së Botës të vitit 2014 në Brazil dhe në finale të Copa Americas më 2015 dhe 2016, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. I humbi të tri finalet, të parën nga Gjermania pas lojës shtesë me shifrat 1:0, ndërsa dy finalet në Copa America i humbi nga Kili pas penalltive.

Që nga atëherë përfaqësuesja ka bërë hapa prapa. Federata e Futbollit e Argjentinës është në rrëmujë dhe përfaqësuesja ka ndërruar tre seleksionues në tre vjetët e fundit, duke mos qenë në gjendje të nxjerrin më të mirën nga një prej skuadrave me më së shumti yje në botë.

Pasi u përcaktua për Jorge Sampaolin, argjentinasin që fitoi Copa American me Kilin në vitin 2015, tash përfaqësuesja duhet të gjejë shkëlqimin, ndonëse në radhët e veta ka një futbollist si Lionel Messi.

Vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit zyrtare tregon për vështirësitë e argjentinasve. Fitoret e ngushta ndaj nikoqirit të Kupës së Botës, Rusisë dhe ndaj Italisë në miqësore, nuk duken aq me rëndësi krahasuar me humbjet e thella të pësuara nga Nigeria e Spanja…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme