Argjentina e anulon miqësoren me Izraelin

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 08:59 | Nga

Argjentina e ka anuluar ndeshjen e fundit përgatitore para Botërorit kundër Izraelit, i cila ishte paraparë të luhej të shtunën, njoftojnë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe vetë lojtarët.

Kjo ndeshje ka qenë subjekt i polemikave të mëdha në ditët e fundit sepse ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë, transmeton Gazeta Express.

Vendimi për anulimin e saj vjen pas thirrjeve të kryetarit të Federatës së Futbollit të Izraelit, Jibril Rajoub, që tifozët arabë dhe myslimanë t’i djegin fotografitë dhe fanellat e superyllit argjentinas, Lionel Messit, nëse ai merr pjesë në ndeshje.

Sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain e ka konfirmuar për ESPN se ndeshja është anuluar pas presionit politik.

“Më në fund e bënë gjen e duhur”, ka thënë Higuain duke e përkrahur anulimin e ndeshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme