Argjentina e Messit kërkon të prishë debutimin e Islandës

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 10:15 | Nga

Me gjithë suksesin e tij me Barcelonën, Lionel Messi ende nuk ka fituar titull të madh me Argjentinën. Sulmuesi mbush 31 vjet më 24 qershor, kështu që Botërori “Rusia 2018” mund të jetë rasti i tij i fundit që të shtojë suksesin kulmor nga ngjarja më e madhe në listën e gjatë të të arriturave.

Fituesi i pesëfishtë i “Ballon d’Or” ka lënë të kuptohet se mund të pensionohet nga përfaqësuesja pas botërorit, duke thënë javën e kaluar se “do të varet se sa larg do të shkojnë”, transmeton Koha Ditore.

Pasi shënoi shtatë prej 19 golave të Argjentinës në kualifikime , duke përfshirë “hat-trickun” që siguroi kualifikimin për në Rusi, sulmuesi i Barçës mbetet kyç në gjasat e argjentinasve për të fituar titullin e botës për herë të parë që nga viti 1986.

Pa të Argjentina është mposhtur 6:1 nga Spanja në miqësore në mars. Prej atëherë ka luajtur vetëm një ndeshje, të cilën e fitoi 4:0 ndaj Haitit, ndërsa Messi shënoi tre gola edhe në atë takim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme