Argjentina kualifikohet me vështirësi

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Argjentina ka fituar me mjaft fat ndaj Katarit me rezultatin 2-0 duke avancuar në fazën e grupeve.

Ishte një tjetër paraqitje për t’u harruar nga Messi me shokë në Arena do Gremio të Porto Alegres, por rëndësi në këtë moment delikat ka vetëm fitorja dhe avancimi në çerekfinale.

Mbase ky rezultat do t’i japë më tepër qetësi dhe vetëbesim të besuarve të Lionel Scalonit.

Trajneri argjentinas ka zgjedhur të ulë në stol Paulo Dybala dhe e ka nisur ndeshjen me tridentin Messi-Martinez-Aguero.

Ishte pikërisht sulmuesi i Interit Lautaro Martinez ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 4’ të takimit pas gabimit trashanik të një prej mbrojtësve të Katarit.

Megjithëse kaloi në avantazh që në fillim, Argjentina nuk arriti të dyfishonte rezultatin deri në minutën e 82’ me Sergio Aguero, i cili pas një aksioni personal ka gjetur rrjetën me një goditje fantastike.

Një meritë të madhe për kualifikimin e argjentinasve e ka edhe Kolumbia, e cila bëri detyrën ndaj Paraguait duke fituar me rezultatin 1-0. Me këtë fitore nuk i dha mundësinë Paraguait të kapte vendin e dytë.

Të ngjashme