Argjentina me rekord të tmerrshëm që nga “rikthimi” i Messit

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Argjentinës në futboll po vazhdon të përballet me rezultate të dobëta edhe në Kupën e Amerikës 2019.

Rezultatet e dobëta e kanë përcjell kombëtaren e Lionel Messi që nga dështimi në finalen e Kupës së Amerikës, në vitin 2016.Messi kishte zgjedhur që të pensionohej nga futbolli me kombëtare pas asaj disfate, mirëpo ishte rikthyer për Kupën e Botës.

Mirëpo, që nga rikthimi i yllit të Barcelonës në kombëtaren latine, rezultatet e kombëtares janë të tmerrshme.Fitorja e vetme në garat zyrtare ishte ajo kundër Nigerisë, në Kupën e Botës 2018, përcjell lajmi.net.Argjentina ka luajtur gjithsej gjashtë ndeshje zyrtare që nga rikthimi i Leo Messi, por ka dështuar që të kënaq tifozët.Edhe në Kupën e Amerikës 2019 gjërat po shkojnë njësoj, ku Argjentina e nisi me humbje 2:0 kundër Kolumbisë, për të vazhduar me një barazim 1:1 kundër Paraguait.

Të ngjashme