Argjentina mohon se miqësorja me Izraelin u anulua për shkak të fesë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 20:21 | Nga

Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Jorge Faurie, ka reaguar duke thënë se “diskriminimi fetar” nuk ka qenë prapa vendimit të anulimit të miqësores kundër Izraelit në Jeruzalem, para Kupës së Botës që mbahet në Rusi.

Izraeli ka kërkuar nga organet përgjegjëse ta hetojë atë që u tha se ishin kërcënime kundër futbollistëve të Argjentinës, që i shtyu ata ta anulonin lojën, përfshirë këtu edhe thirrjet palestineze për të djegur fanella të Lionel Messit nëse ai luan.

Zyrtarët e futbollit palestinez e kanë përgëzuar Argjentinën dhe kapitenin Messi të mërkurën për anulimin e përballjes kundër Izraelit, të cilën zyrtarët izraelitë e lëvizën në Jerusalem, nga qyteti bregdetar i Izraelit në Haifa, transmeton KTV.

Faurie tha se ka qenë turp që Argjentina nuk u lejua që të luajë. Federata e Futbollit të Izraelit i akuzoi palestinezët se e kanë shkelur vijën e kuqe, duke nxitur inat drejt futbollistëve argjentinas, në mënyrë që ta ndalojnë ndeshjen.

Palestinezët nga ana tjetër, e kanë akuzuar Izraelin që e kanë lëvizur ndeshjen në Jerusalem për ta shfrytëzuar prezencën e Messit dhe yjeve të tjerë për ta përforcuar pretendimin e Izraelit në Qytetin e Shenjtë.

Izraeli e konsideron të gjithë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët e dëshirojnë pjesën lindore si kryeqytet të shtetit të tyre. Shumica e shteteve thonë statuti i Jerusalemit duhet të rizgjidhet me bisedime paqësore në të ardhmen, edhe pse Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e rezervoi politikën amerikane vitin e kaluar për ta njohur qytetin si kryeqytet të Izraelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme