Arijan Ademi përfundon pezullimin, gati për ndeshjen me Skënderbeun

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 19:54 | Nga

Dinamo Zagreb përforcohet me një futbollist shqiptar, përpara ndeshje me Skënderbeun, pasi Arijan Ademi e ka mbaruar pezullimin.

26-vjeçari, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te gjigantët kroatë, përfundoi pezullimin e dhënë nga UEFA, pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping.

Fillimisht pezullimi ishte 4-vjeçar, por kohëzgjatja u ul nga Apeli në 2 vjet.

Arijan Ademi është kthyer këtë të martë në stërvitje me skuadrën, ndërsa klubi ftoi të gjithë tifozët ta mirëprisnin lojtarin në seancën e zhvilluar në stadiumin Maksimir.

Një mënyrë për t’i treguar mesfushorit me origjinë shqiptare, të lindur në Kroaci, por që prej vitit 2014 përfaqëson Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, se ai mbetet një pjesë e rëndësishme e Dinamos së Zagrebit.

Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosin stafi teknik dhe trajneri Cvitanoviq rreth aktivizimit të Arijan Ademit, fillimisht në derbin përballë Rijekës, që do të luhet këtë të premte dhe më pas në ndeshjet “play off” përballë Skënderbeut, që do të luhen në datat 17 dhe 24 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme