Arijon Ibrahimovic, sensacioni nga Kosova që po e mahnit Bayern Munichun

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Quhet Arijon, është gjerman me prejardhje kosovare, i lindur në vitin 2005. Është mesfushor ofanziv dhe u ftua për herë të parë në ekipin e parë të Bayernit fundjavën që shkoi. E ka mbiemrin Ibrahimovic, por nuk e ka asnjë lidhje familjare me Zlatanin. Sensacioni 16 vjeçar po i mahnit të gjithë, synon karrierë të suksesshme

Një talent i vërtetë. Edhe pse ende i duhet ta demonstrojë këtë me të mëdhenjtë.

Bayern Munichu beson shumë në Arijon Ibrahimovic, 16 vjeçarin, i cili në ndeshjen e fituar të shtunën që shkoi në ndeshje me Hoffenheimin, ka përfunduar në bankinë të ekipit senior për herë të parë.

Qysh në verën e vitit 2021, kur ishte veç 15 vjeç, ka ushtruar me ekipin e parë të bavarezëve.

Nuk ka debutuar ende, por në klub besojnë shumë tek ai, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

I lindur në Nurnberg më 11 dhjetor 2005, i biri i një kosovari, kjo është arsyeja se përse ai posedon pasaportë të dyfishtë.

Ka luajtur me Kombëtaret U-16, U-17 e U-18 të Gjermanisë, duke e preferuar këtë vend përpara Kosovës, edhe pse shkon shpesh për ta vizituar vendin e tij të origjinës.

Ai me gjermanët i ka zhvilluar 17 gola dhe i ka realizuar 10 gola.

Është mesfushor ofanziv, ndërsa idhujt e tij janë Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic (me të cilin nuk ka lidhje familjare).

Këtë sezon është duke luajtur, edhe pse nën moshë, me ekipin e të rinjve të Bayernit, me të cilët i ka realizuar 7 gola dhe i ka dhuruar 2 asistime në 6 ndeshje.

Për momentin është golashënuesi më i mirë i skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.

Ka bërë mirë edhe në ligën e tretë gjermane, në të cilën, në vetëm 20 minuta, i ka bërë dy asistime për shokët e skuadrës.

I transferuar në Bayern në vitin 2018, kur ishte veç 12 vjeç, ai bëri bujë, kur me buzëqeshje tha se i dukej një qendër e bukur sportive, në të cilën mund ta bëjë realitet ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist profesionist.

“Zlatan? Më pëlqen, është më i fortë se unë”, thoshte Ibrahimovici i ri. 

Të ngjashme