Arijon Ibrahimoviq nënshkruan kontratë profesionale me Bayern Munchen

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Arijon Ibrahimoviq ka nënshkruar kontratë të re me klubin Bayern Munchen.

Futbollisti i talentuar me prejardhje nga Kosova me marrëveshjen e re do të jetë pjesë e gjigantit gjerman deri në vitin 2024.

15 vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të parë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri duke i lënë përshtypje trajnerit Julian Nagelsmann, njofton Klan Kosova.

Ibrahimoviq i lindur në Gjermani, por me prindër nga Prizreni, aktivizohet për ekipin e të rinjve të Bayernit.

Deri me tani ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në 13 ndeshje për grupmoshat e bavarezëve, teksa ka pasur edhe dy paraqitje për kombëtaren gjermane të kategorise U-16.

Të ngjashme